Për ta shpëtuar qenin – aksidentohet vetura në Gërmi

15:54 | 12 Shkurt 2018
L G

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i lënduar dhe deri më tash në vendin e ngjarjes nuk ka arritur ambulanca.

Aksidenti ka ndodhuar një mes një Mercedesi dhe një veture tjetër Peagute.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes aksidenti ka ndodhur pasi një qen ka kaluar rrugën dhe duke mos dashur ta aksidentoj qenin, personi është aksidentuar vetë. /Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme