Google ADS

Superylli brazilian mund të largohet nga Sevilla

15:49 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ganso i ka ditët e numëruara te Sevilla.

I lënë në hije fillimisht nga Berizzo, por tani edhe nga Montella, fantazisti brazilian po mendon largimin e menjëhershëm nga ekipi spanjoll.

28-vjeçari në prag të Botërorit shpreson të gjejë një ekip që i jep hapësira në fushë dhe Vasco da Gama është gati ta bëjë një gjë të tillë.

Ideja më e fundit e lojtarit është të prishë kontratën me Sevillan dhe nëse e bën një gjë të tillë mund të qëndrojë ende në Europë, pasi për të interesohen Benfica, Porto dhe Sporting Lisbona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme