E pabesueshme, Milani shkëput kontratën me Addidasin

15:05 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në ueb-faqen zyrtare, AC Milan ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me prodhuesin e veshjeve sportive, PUMA.

Fanellat e reja, Milan do t’i veshë me të filluar sezoni 2018/2019.Drejtori Ekzekutiv i PUMA, Bjørn Gulden ka thënë se ndjehet shumë i lumtur pas marrëveshjes me AC Milan.

“Jemi shumë krenar që kemi arrit të bëjmë marrëveshje me AC Milan. Ata janë një nga klubet më të mira në Evropë, me histori të pasur dhe një tifozë nga gjithë bota. Nëse më pyesni mua, unë them se fanella e AC Milan është më e famshmja në futboll. Po e hapim një kapitull të ri në PUMA më klubin legjendar nga Milano.”

Nga AC Milan, është përgjigjur, Drejtori Ekzekutiv, Marco Fassone duke thënë se “jam i nderuar me partneritetin tonë me PUMA, më të cilin brend jemi bashkuar sepse ndajmë pasionin njejtë për sportin dhe vlerat e futbollit.

Ata përfaqësojnë një brend të madh ndërkombëtar dhe ne do të vazhdojmë së bashku në rrugën tonë strategjike, ku do të tentojmë të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë fushës së futbollit.”

AC Milan i bashkohet listës së klubeve të futbollit të përfaqëson PUMA, përfshi Borussia Dortmund dhe Arsenal. Puma po ashtu prodhon fanellat e kombëtareve të futbollit të Italisë, Zvicrës, Kamerunit, Bregut të Fildishtë,Ganës, Repuplikës së Çekisë dhe së shpejti edhe të Senegalit.

Puma prodhon edhe këpucë për lojtarë të famshëm botëror si: Antoine Griezmann, Olivier Giroud, Sergio ‘Kun’ Agüero, Cesc Fàbregas, Mario Balotelli, Hector Bellerin, Marco Reus, Julian Ëeigl, Gianluigi Buffon dhe Yaya Touré ndër të tjerë.

AC Milan ka qenë me brendin gjerman Adidas që nga viti 1998, duke bërë rrugëtim historik së bashku. Ata me Adidasin fituan një Champions League dhe 3 Scuddetto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme