Alan Shearer ka gjetur një arsye pse Chelsea ka të drejt të shkarkojnë trajnerin italian, Antonio Conte.
Conte është nën presion të madh pas një starti të dobët të vitit 2018, dhe tashmë ka spekulime se ai mund të humbas punën nëse skuadra e tij mposhtet nga WBA.
Është një rënie e jashtëzakonshme e formës, pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar, në të cilën e fitoi titullin e kampionit.
Conte ka deklaruar se do të ishte ‘çmenduri’ nëse Chelsea e zëvendëson atë, por Shearer ka thënë se Chelsea ka një histori të mirë pas shkarkimeve të trajnerëve, dhe është e mundur të ketë përsëri suksesin e njëjtë.
“Problemi për Conten është se kjo “çmenduri” si duket në të kaluarën ka funksionuar për Chelsea”, tha Shearer për The Sun.
“Duket se ajo pa siguri është siguria e re. Për fat të keq kundër të gjithë gjërave të përbashkëta ‘blutë e londrës’ përfshihen në diçka të re – rikthimi i vazhdueshëm në rezultate pas emërimit të trajnerit të ri, ndoshta kjo është çfarë futbollistët modern iu duhet”, shtoi sulmuesi legjendar i Newcastle.
“Nuk ka më besnikëri për begjin apo trajnerin. Është bërë një industri vetanake. Shumë persona mendojnë për vetën e tyre se sa për kolektivin për të mirën e klubit”, përfundoi Shearer.
Sipas mediave angleze Conte do të zëvendësohet nga ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili nga sezoni i kaluar është i pa punë. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...