Një tjetër sukses është arritur nga xhudistët tanë në arenën ndërkombëtare.
Në Grand Slam Paris, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të fitonin medaljet e radhës.
Ndërkohë në garë ishte edhe Nora Gjakova por që në fund nuk arriti të fitojë medalje.
Akili në finale arriti ta mposhtë gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli në kategorinë deri në 73 kilogramë për ta fituar medaljen e artë.
Distria Krasniqi në garë për medaljen e bronztë u takua me japonezen Natsumi Tsunoda që e mposhti në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Falë këtyre dy medaljeve, Kosova ka zënë vendin e katërt në këtë Grand Slam.
Japonia ka marrë vendin e parë me gjashtë medalje, duke lënë mbrapa Korenë e Jugut me katër sosh.
Në pozitën e tretë ishte nikoqiri Franca me katër medalje ndërsa në të katërtin Kosova me dy një të artë dhe një të bronztë.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/1900853253320038
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?