Në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës, dje rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një tragjedi. Një i mitur ka qëlluar për vdekje një të mitur tjetër, raporton Arbresh.info.
Krejt kjo sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ka ndodhur pasi i mituri fshehurazi e kishte marr pushkën nga familjarët dhe pa dashje duke luajtur me të e kishte qëlluar një të mitur, të cilin e kishte lënë të vdekur në vend.
“Raportohet se i dyshuar mashkull K/Shqiptar i mitur, ka marrë fshehurazi një pushkë gjuetie nga familjarët e tij dhe gjersa ishte në një fushë, nga pakujdesia arma ka shkrepur dhe ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar po ashtu i mitur. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./ Arbresh.info
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban