Emocionuese: Momenti kur hoxha dëgjoi zërin e Amsera Rekës nën gërmadha

10:56 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Orteku i borës në Restelicë të Dragashit ishte tragjik për fshatin dhe banorët, sidomos për familjen Reka, e cila i humbi të gjithë anëtarët e familjes, përveç vajzës Amserës, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat.

Por është një moment trishtimi se si hoxha i fshatit e përshkruan ngjarjen kur gjatë kërkimit të të mbijetuarve, e kishte dëgjuar zërin e një fëmije.

Hoxha insistonte se familja Reka i kishte katër anëtarë të familjes dhe kërkonte që të vazhdojnë kërkimet edhe për vajzën.Amsera Reka e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj.Për më tepër, sot bëhen gjashtë vjet nga tragjedia në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit.

Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, ku ua mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

Amsera ishte zhvendosur fillimisht te të afërmit e saj në Prizren. Në ditët e para pas tragjedisë, tashmë ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë euro.Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan po ashtu dhjetëra shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme