Google ADS

Salah barazon rekordin e Premierligës me golin e tij të fundit ndaj Southamptonit

08:43 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Superylli egjiptias, Mohamed Salah, nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve në fitoren prej 0 me 2 ndaj Southamptonit në takimin që u zhvillua dje.

Egjiptiani me golin e tij pak para përfundimit të pjesës së parë arriti në shifrën e 22 golave në këtë sezon të Premierligës.

Ai kombinoi me brazilianin, Roberto Firminio, i cili bëri asistimin e vitit, shkruan arbresh.info.

Me këtë gol Salah ka barazuar një rekord të Premierligës.

Tashmë, ai ka shënuar 19 gola me këmbën e majtë, duke u barazuar me legjendën e Liverpoolit, Robbie Foëler, i cili kishte shënuar po këtë numër të golave në sezonin 1994/95.

https://twitter.com/SkySportsStatto/status/962737722510241792?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F02%2F11%2Fmohamed-salah-equals-premier-league-record-latest-strike-liverpool-7304850%2F

Ai po ashtu ka vendosur një tjetër rekord, duke u përshfirë më së shumti në golat e shënuar të Liverpoolit, në sezonin debutues, duke shënuar 22 gola dhe shtatë asistime.

Me këtë formë që është duke e pasur, sigurisht se Salah do të thyej edhe rekorde tjera.

https://twitter.com/OptaJoe/status/962737169990410240?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F02%2F11%2Fmohamed-salah-equals-premier-league-record-latest-strike-liverpool-7304850%2F

Vlen të theksojmë se Mohamed Salah në Liverpool u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Roma. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme