Pas kthimit të njësisë A5 në prodhim në KEK përsëri është bërë ndërprerja e paplanifikuar e prodhimit në këtë njësi
KEDS thotë se nga KEK janë informuar që kjo njësi do të kthehet në prodhim në orët e mbrëmjes të ditës së hënë, mirëpo në momentin e fundit po ashtu janë njoftuar se për shkak të punimeve shtesë në këtë njësi, ajo do të hyjë në prodhim në fund të javës
“Si pasojë e kësaj dhe për shkak të zvogëlimit të kohëpaskohshëm të kapaciteteve prodhuese të KEK në termocentralin Kosova B, ne jemi duke u përballë me mungesë të pa planifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe jemi duke bërë të pamundurën që të realizojmë importin e mjaftueshëm për furnizim të rregullt me energji elektrike”, thotë KEDS, përmes një njoftimi.
KEDS ibënë lutje qytetarëve që të kenë parasysh që importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg, dhe po ashtu që në këto kohë me temperaturat më të larta të shënuara gjatë vitit, shpesh mund të mos ketë energji të mjaftueshme të disponueshme të energjisë elektrike, sidomos në orët e pikut.
“Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme nuk janë të mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...