Samuel Eto’o e gjuan penalltinë në mënyrë karakteristike

23:50 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Samuel Eto’o e ka filluar me gol aventurën te skuadra turke, Konyaspor.

Sulmuesi nga Kameruni afatin kalimtar të janarit, vendosi të ndryshojë skuadër, për të mbetur sërish në Turqi.

Në ndeshjen që Konyaspor e fitoi 1:2 në udhëtim te Alanyaspor, Eto’o u bë protagonist duke shënuar nga penalltia.

Eto’o ndryshe nga futbollistët e tjerë, shfrytëzoi më shumë hapësirë për ekzekutimin e penalltisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme