Katër të mbijetuar nga rrëzimi i një helikopteri në Kanionin e Madh janë dërguar në një spital të Nevadës, përderisa ekipet po mbulonin trupat e tre të vdekurve.
Një helikopter Eurocopter EC130 u rrëzua në “rrethana të panjohura” rreth orës 17:20 të së shtunës, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Arizonës, transmeton portali arbresh.info
Në helikopter ndodheshin shtatë persona në bord, gjashtë pasagjerë dhe piloti.
Shefi i policisë së Hualapai Nation Francis Bradley tha se të mbijetuarit u dërguan në një spital në Las Vegas, nëntë orë pas aksidentit.
Autoritetet thanë se katër nga pacientët kishin përjetuar traumë të nivelit të parë, që do të thotë se ata kishin marrë lëndime kritike dhe kërcënuese për jetën.
Identiteti dhe kombësia e të vdekurve dhe të plagosurve nuk është bërë e ditur./arbresh.info/
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat