Një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, është gjetur në kabinën e një kamioni që do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Italisë.
Policia bën të ditur në një deklaratë se është kapur një sasi prej 11.395 kilogramësh heroinë. Kamioni që po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi në orën 19:00 kishte ngarkesë konfeksionesh për tregun italian.
Policia bën të ditur se kishte informacione paraprake për ngarkesën e paligjshme në kamion, e cila është zbuluar nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjet droga.
Bujar Shazivari, drejtuesi i kamionit me targa AA 943 OO është ndaluar nga policia kufitare.
Deklarata e policsë
Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.
Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.
Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.
Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:
Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.
Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.
Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast./tch
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...