Google ADS

Seul, aktivistët djegin flamurin e veriut si shenjë proteste kundër politikës së shëmtuar

22:15 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Aktivistët e Koresë Jugore kanë djegur flamurin e Koresë Veriore si shenjë proteste kundër përpjekjeve të dy vendeve për të përmisuar marrëdhëniet gjatë Lojrave Olimpike Dimërore.

Protestuesit dogjën flamurin dhe portretin e Kim Jong-un, në kohën kur motra e tij ishte duke parë një shfaqje muzikore në Seul, e shoqëruar nga Presidenti i Koresë së Jugut, transmeton portali arbresh.info

Një orkestër e Phenianit duhej të jepte një koncert në Seul, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkufitare mes dy vendeve.

Megjithatë, politikat e Presidentit Moon Jae-in kanë zemëruar konservatorët. Ata e akuzojnë atë si një simpatizues i Koresë Veriore.

Gjatë Lojrave Olimpike Dimërore, Koreja Veriore i ka bërë ftesë Presidentit Moon Jae-in që të vizitojë veriun.

Analistët politikë janë shumë skeptikë rreth përmisimit të marrëdhënieve për dy vendet./AP/arbresh.info/

Të ngjashme