Automjet bie nga ura në Korçë, drejtuesi përfundon në spital

21:54 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Korçë. Një automjet tip Nissan me targa AA 025 GR ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura, në fshatin Polenë.

Mësohet se automjeti drejtohej nga shtetasi R.B., rreth 40 vjeç.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./gazeta shqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme