Google ADS

Roma – Benevento, rezultat befasues

21:52 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Roma po takohet me Beneventon në xhiron e 24-të të Series A, përcjellë arbresh.info.

Benevento ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Guilherme në minutën e shtatë.

Roma i ka barazuar shifrat në 1:1 derisa në minutën e 24-të barazoi me Fazion i cili shënoi me kokë.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, po luan nga minuta e parë për Beneventon.

Ledian Memushaj dhe legjendari Bacary Sagna janë në bankën rezervë për mysafirët.

Roma ndodhet e pesta në tabelë me 44 pikë kurse Benevento ndodhet e fundit me shtatë pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme