“Ne do të vazhdojmë të godasim kundër çdo aksioni agresiv ndaj nesh”, thotë Netanyahu

21:16 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

“Forcat izraelite kanë demonstruar, duke goditur me forcë Sirinë, se do të vazhdojnë t’i përgjigjen çdo aksioni agresiv kundër vendit”, ka deklaruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Dje kemi bërë goditje të fuqishme ndaj forcave iranine dhe siriane, kemi demonstruar qartë se politikat tona nuk kanë ndryshuar apsak. Ne do të vazhdojmë të godasim në përgjigjje të vendeve që duan të na godasin”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri izraelit ka vlerësuar lartë veprimin e pilotëve izraelitë, ushtarëve dhe komandantëve ushtarakë.

Ai vazhdoi duke shprehur përmbajtjen mbi përmisimin e shëndetit të ekuipazhit të avionëve luftarakë F-16./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme