Google ADS

Pacolli: Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”të rrethi” i Prishtinës

20:53 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se flamuri i Kosovës tek rrethi duhet të vendoset.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se kjo është dashur të ndodh më herët.

Statusi i plotë:
Këtë javë vendi ynë është nikoqir i shumë mysafirëve që vijnë për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”të rrethi” i Prishtinës. Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme