Akil Gjakova nuk di se si ta përshkruajë fitimin e medaljes së parë të artë në karrierë. Ai është shumë i lumtur pas triumfit në Grand Slamit e Parisit.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, dje ka gjunjëzuar kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvilli në Grand Slamit e Parisit për të shënuar një fitore historike.
Në një intervistë për IJF-në Gjakova ka zbuluar se çfarë ndjenje është të mposhtësh kampionin olimpik dhe emocionet që përjetoi në këtë Grand Slam. Gjakova, që garon në kategorinë 73 kilogramë, thotë se kjo medalje e motivon edhe për më shumë për të vazhduar me punë dhe për të arritur të tjera suksese të mëdha në të ardhmen.
“Është ndjenjë shumë e mirë të fitosh Grand Slamin, kjo është e para për mua dhe është e artë. Jam i lumtur, pata një ditë shumë të mirë, isha në formë shumë të mirë. Mposhta kampionin olimpik dhe kjo është shumë mirë për mua dhe kjo më motivon për më shumë”, është shprehur ai.
“Çfarë ndjenje është të mposhtësh kampionin olimpik? Është ndjenjë shumë e mirë. Thjesht kam hyrë në meç për të fituar, pata një ndjenjë të mirë dhe një moment të mirë prandaj fitova”.
Me këtë medalje në Grand Slam, Akil Gjakova bëhet xhudisti i parë kosovar që arrin medalje në Grand Slam, një e gjë e tillë thotë se është e rëndësishme për të motivuar gjeneratat e reja.
“Po është medalja e parë për meshkujt. Kjo është ndjenjë e mirë pasi gjeneratat e reja mund të motivohen sepse mund të shikojnë xhudistët si në këtë rast dhe të stërvitin më shumë”, është shprehur ai, raporton “Express”. Ai më tutje tregoi se ku është dallimi të jetë medalist në Grand Prix dhe në Grand Slam. Muajin e kaluar Gjakova mori medaljen e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë.
“Është një dallim i madh. Grand Prix e Grand Slam janë të rëndësishme, por Grand Slami është më i vështirë pasi xhudistët më të mirë janë këtu dhe jam i lumtur që edhe unë jam”, ka deklaruar Gjakova.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...