“Jemi një opozitë aq e fuqishme, sa mund të vëmë në vështirësi çdo qeveri, në nivel qendror apo lokal”.
Ky ishte mesazhi që përcolli kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Fjalimin e parë pas zgjedhjeve të brendshme të datës 21 janar, ai e nisi duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në të shkuarën për çështjet dhe bindjet e përbashkëta, duke veçuar ish-kryetarin Visar Ymeri, i cili siç tha ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm dhe një kontribuues në rritjen dhe përparimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Por për të ecur përpara, sipas tij, janë të nevojshme ndryshime.
“Ndryshimi i drejtimit në Lëvizje do të jetë, ashtu siç ka qenë edhe në të shkuarën, edhe respektim i vazhdimësisë, por edhe ndryshim për të ecur përpara, drejt sfidave të reja e drejt objektivave tonë madhorë”, shprehet Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes deklaroi se Kosova duhej vendosur në binarët e zhvillimit.“Detyrë e jona, 19 vite pas çlirimit të Kosovës, është që ta vendosim Kosovën në binarët e zhvillimit dhe të forcimit, e për këtë është e nevojshme të qeverisë VETËVENDOSJE!-a. Gjatë vitit 2017 ne i patëm disa fitore të shkëlqyera elektorale, u bëmë forca e parë në zgjedhjet qendrore”, shprehet Kurti.
Ai përmendi edhe fitoren në dy qytetet më të mëdha, Prishtinën e Prizrenin, si dhe balotazhin në Gjilan, Kaçanik e Besianë.
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë