Policia e Vlorës trafikon qënie njerëzore për 1500 euro

19:34 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një denoncim i rëndë ka ardhur këtë të dielë në adresë të Policisë së Shtetit, e konkretisht të asaj të qytetit të Vlorës.

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar pak minuta më parë përmes një statusi në rrjetin social denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se policia e Vlorës ka nisur t’i kryejë vetë ato që ka për detyrë t’i luftojë… rastet e trafikut të qënieve njerëzore. Denoncuesi shprehet se e ka provuar vetë që përmes parave të mund të shkojë në një vend të Evropës. Shuma që përmend denoncuesi është 1500 euro, të cilën ai ia ka dhënë opficerit të policisë në mënyrë që të mund të largohej si emigrant në Zvicër.

Për më tepër lexoni mesazhin i cili jep dhe detajet e komunikimit mes denoncuesit dhe oficerëve.

“Ja se si çunat e krimit ne Vlorë bëjnë trafikun e qenieve njerëzore për 1500 euro gjobë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

“Pershendetje , doktor , desha te shpreh juve nje dicka , un Kam nje deportim nga zvicra , dhe jam dhe vet I ndergjegjshem qe Kam thyer ditet, e qendrimit ne Europ , gjith sesi thash ta provoja njer , te prisja nje bilet dhe te ikja nga porti I qytetit Tim , vlora , vete te polici per te vulosur , me tha po skalon dot ti me tha , I thash t them te drejten e Di , por mendova ta provoj megjithate I thash ska problem , Dal me tha Ku vete , do kthehem I thash , Dal tha kemi dhe nje mundesi per ty , po I thash , te kuptova , SA doni tju Jap , 100 euro , haha qeshi CA thua or djal tha , pse pazar kaposhash po bejm ketu tha , po SA do o vlla I thash , me tha futu Pak te ajo zyra atie se do vi shefi madh tha te sqaroj , u futa atie , erdhi nje eprori tij dukej , me tha djal ne smund te rezikojm punen per 100 euro se kemi dhe shkb neper kemb , I thash po un sju thash gje ju vet po thoni , bej 1500 euro tha ajd ketu , te mar per dore te fus traget tha , dhe andej tha te nxjer nje miku I’m me kamion tha , doktor sdua te zgjatem shum po ju them qe porti vlores eshte ber baz parash per kokat e policis ketu , me respekt djali nga vlora , anonim”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme