Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj kampanjës propaganduese kundër vendit tonë të cilën po e bën qeveria serbe përmes mediat serbe të kontrolluara.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj u shpreh se këto sulme ndaj Kosovës, po ndodhin për ta dëmtuar imazhin e vendit në prag të 10 vjetorit të shtetësisë. Kjo kampanjë sistematike, thotë Hoxhaj, shkon kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit.
“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet e vazhdueshme në ndarje të territorit e ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...