Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, është deklaruar rreth idesë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Thotë se nëse ky do të ishte vërtetë synim i përfaqësueseve institucional të Kosovës, atëherë kjo do të përbënte herën e parë të trajtimit të kësaj çështje nga ana e tyre dhe, për fat të keq, do të përbënte qasje skandaloze ndaj saj
Kuleta është shprehur se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet reciprocitetit, që sipas kësaj partie nënkupton që “pra ajo që i jepet tri komunave me serbë t’i jepet edhe tri komunave me shqiptarë”.
Lëvizja për Bashkim vlerëson se veriu i Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e negociatave.
“…sepse atje kemi të bëjmë me spastrim të dhunshëm etnik, prandaj edhe njerëzit e dëbuar me dhunë duhet të kthehen në pronat e tyre si dhe, PALË në këto bisedime duhet të jetë Kosova dhe Serbia”, thueht në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.
Ky është reagimi i plotë:
Përfundimi i luftës me Serbinë, fatkeqësisht, nuk ka shënuar edhe përfundimin e të gjitha problemeve me të. Kosova e pasluftës ka qenë peng e negociatave të vazhdueshme me Serbinë pa arritur ta shënojë këtë fund. Në fakt, këto negociata kanë qenë të paafta për ta zgjidhur këtë nyje pikërisht për arsye se nuk janë marrë me çështjen kryesore dhe të vetme politike të pazgjidhur midis palëve. Tani, cdo herë e më shumë po flitet për shkëmbimin territorial si opsion për t’u larë hesapet me Serbinë. Nëse ky do të ishte vërtetë synim i përfaqësueseve institucional të Kosovës, atëherë kjo do të përbënte herën e parë të trajtimit të kësaj çështje nga ana e tyre dhe, për fat të keq, do të përbënte qasje skandaloze ndaj saj.
Lëvizja për Bashkim, subjekt të cilit i takoj edhe unë, është subjekti i parë dhe i vetëm që ka hartuar platformë politike të detajuar për zgjidhjen e këtij problemi (2010).
Sipas kësaj platforme:
– MEKANIZËM i vetëm për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb janë bisedimet politike;
– ÇËSHTJA E VETME që duhet të trajtohet në këto bisedime përbëhet nga dy momente: ai i gjendjes së shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore dhe ai i gjendjes së serbëve në tri komunat e banuara me ta në veri të Kosovës;
– PARIMI mbi të cilin duhet të mbështetet zgjidhja është RECIPROCITETI (pra ajo që i jepet tri komunave me serbë t’i jepet edhe tri komunave me shqiptarë);
– VERIU I MITROVICËS nuk duhet të jetë pjesë e negociatave sepse atje kemi të bëjmë me spastrim të dhunshëm etnik, prandaj edhe njerëzit e dëbuar me dhunë duhet të kthehen në pronat e tyre; dhe
– PALË në këto bisedime duhet të jetë Kosova dhe Serbia;
– MARRËVESHJA POLITIKE do të përbënte kornizë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera teknike të mbetura pas ndarjes politike e juridike të Kosovës nga Serbia.
Jam i bindur se po të merrej seriozisht kjo platformë, të cilën me kohë ua kemi dërguar të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve kryesore shtetërore, Kosova sot do të ishte krejtësisht ndryshe.
Bashkë me këtë platformë, ne u kemi bërë thirrje të gjithë atyre që të ulemi së bashku në mënyrë që të arrijmë një konsensus rreth kësaj çështjeje, por edhe kjo thirrje nuk është përfillur.
Tani, që nga ajo kohë, janë zhvilluar shumë gjëra të cilat e kanë komplikuar jashtëzakonisht problemin dhe na kanë dobësuar shumë pozicionin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që jemi katandisur deri në atë nivel sa t’ia lejojmë vetes luksin që të futemi në aventura të ndryshme. Edhe sot, pavarësisht zhvillimeve, është e domosdoshme që të arrihet një konsensus se si do të vazhdojmë më tutje. Qëndrimet ekstreme na kanë sjellë deri këtu. Qëndrimet ekstreme janë të afta të na katandisin edhe më keq. Prandaj, duhet t’i braktisim ato sa më parë.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë