Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e Zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës. Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.
“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë për Express Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli .
“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar ai.
Kryediplomati kosovar ka kundërshtuar edhe idetë tjera për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se ide të tilla sjellin luftëra.
“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli.
“Serbia duhet te heqë dore nga financimi i grupeve kriminale te serbëve ne ate pjese dhe bashkesia nderkombetare duhet ta ushtrojë presionin e vet ne kete drejtim. Institucionet e Kosovës kane kapacitetin e duhur qe te vendosin rend dhe ligj ne veri te vendit”, ka deklaruar Pacolli për Gazetën Express.
Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.
Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, “vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon”, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të p...