Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se fluturimin e tij nga Seuli në Munih e ka bërë së bashku me presidentin e Zvicrës, Alan Berset dhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Thaçi ka thënë se gjatë këtij fluturimi, presidenti zviceran edhe ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor.
“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës. HTH”, ka shkruar Thaci nw ‘Facebook’.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...