Presidenti slloven nesër viziton Kosovën

16:31 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti slloven, Borut Pahor nesër pritet të vijë në Kosovë për një vizitë shtetërore,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër pret në vizitë shtetërore presidentin slloven, Borut Pahor, transmeton Indeksonline.

Pahor do të pritet në sheshin “Ibrahim Rugova” me pritje ceremoniale, në orën 15:00.

Ndërsa, takimi i përbashkët i delegacioneve do të mbahet në orën 15:30.

Në orën 16:10, do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme