Fjala është për trendin e xhinseve ngjyrë të errët që do të dominojë sezonin pranveror, nëse është për të gjykuar sipas koleksioneve të ardhshme të shtëpive të famshme të dizajnit siç janë: Versace, Max Mare, Tibi, Fendi dhe shumë të tjera.
Ky trend klasik në stilin retro, pos që do të dominojë sezonin e ardhshëm, konsiderohet gjithsesi i gjithanshëm, sepse do pjesë të veshjeve nga xhinset e papërpunuara në ngjyrë të errët, indigo do të funksionojnë shkëlqyeshëm në rastet ditore dhe të mbrëmjeve me stilizim të drejtë, transmeton Telegrafi.
Edhe para fillimit zyrtar të sezonit pranveror, të famshmet si p.sh. Rihanna dhe vajzat e sotme “it”, me të madhe po bartin pjesë të xhinseve në tone të errëta klasike.
Sikurse emrat e famshëm të dizajnit, brendet e popullarizuara në koleksionet pranverore kanë përfshirë shumë pjesë veshjesh nga xhinset e errëta të cilat gjatë muajve të ardhshëm do të duken më shumë se investim i mençur i modës. /Telegrafi/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...