Publicisti Shkëlzen Maliqi e quan pavarësinë e Kosovës një projekt shekullor, por rikujton se ajo nuk është rrumbullakuar ende, prandaj vlerëson se duhet bërë më shumë, në mënyrë që puna e nisur të kryhet me sukses.
Ai mendon se qytetarët e duan shtetin e Kosovës, të shpallur para 10 vjetësh, ndërsa thotë se pavarësia ende është proces i papërfunduar, prandaj Kosova duhet të përmbushë obligimet që ka para vetës.
“Pavarësia e Kosovës nuk është rrumbullakuar ende në plotni. Nuk jemi ende anëtar të Kombeve të Bashkuara, domethënë shtet sovran që i ka të gjitha të drejtat si shtetet tjera sovrane. Prandaj, duhet të jemi më fleksibilë në përmbushjen e disa obligimeve, që kjo të realizohet. Duhet ta duam edhe ardhmërinë e brezave të rinj, të fëmijëve tanë, jo vetëm atë që e kemi arritur para 10 vjetëve, sepse storja nuk është e përfunduar ende ashtu si duhet”, shprehet ai.
Maliqi konsideron se ajo që ka arritur Kosova është diçka e madhe, por vetë-mashtrimi nuk duhet të ndodhë.
“Kjo që është arritur – është shumë e madhe. Pavarësia është projekt shekullor. Duhet të jemi vigjilentë dhe të punojmë më shumë, edhe qytetarët, edhe forcat politike, që kjo punë e filluar të kryhet me sukses. Potencialet i kemi, po nuk duhet të vetë-mashtrohemi”, ka deklaruar Maliqi.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...