Disa lidhje janë shumë të thjeshta për tu mbajtur, e ndërsa disa të tjera kërkojnë përpjekje më të madhe.
Sipas astrologjisë, disa prej shenjave të horoskopit kërkojnë vërtetë një impenjim më të madh, dhe e bëjnë shumë të vështirë t’i duash.
Ja se për cilat shenja bëhet fjalë:
Virgjëresha: Të lindurit në Virgjëreshë, janë njerëz shumë të përqendruar te vetja. Nëse ju dilni me një person të tillë, do ju duket vetja shpesh sikur jeni përpara gjykatës. Ata janë shumë gjykues dhe kuriozë, por jo në një mënyrë të mirë. Ata janë në përpjekje të vazhdueshme për të gjetur gjërat e këqija te partneri. Janë shumë të ftohtë, dhe gjithmonë duan të jenë ata që kanë në duar frerët e lidhjes. Është e pamundur që t’i bësh të hapen, pasi ata mendojnë se nuk ja vlen ta lënë veten jashtë kontrollit.
Akrepi: Të lindurit në Akrep janë sa të ftohtë aq edhe të ngrohtë kur vjen puna te lidhjet. Në një minutë mund të jenë shumë të dhënë pas jush, ndërsa minutën tjetër distancohen pa shpjegim. Është shumë e vështirë të jesh në koherencë me mënyrën se si ata ndihen vazhdimisht. Janë të palexueshëm, që do të thotë ju jeni gjithmonë gabim për ata. Ata janë të distancuar pasi ky është mekanizmi i tyre mbrojtës. Kjo e bën shumë të vështirë të qëndrosh me një person të tillë, pasi gjasat janë që do lodheni.
Shigjetari : Ata nuk janë fansa të mëdhenj të përkushtimeve. Një lidhje serioze i bën ata të ndihen si të zënë në kurth. Ata nuk kanë shpresa të mëdha për një lidhje të qëndrueshme që në fillim, dhe kjo e bën të vështirë të qëndrosh me ta. Ata parapëlqejnë më shumë pjesën kur shkojnë pas një personi, se sa pjesën kur janë me të. Ata preferojnë t’i mbajnë gjërat në stadin e flirtimit se sa të hedhin hapa të tjerë, kështu është e vështirë të qëndrosh me një të tillë. /opinion/
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...