Zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka deklaruar se vendi i tij dhe Koreja Jugore janë në marrëveshje të plotë që ka të bëjë me mbajtjen e presionit mbi Korenë Veriore.
Duke folur gjatë kthimit për në SHBA nga Lojrat Olimptike Dimërore që po mbahen në Korenë Jugore, Pence tha se “nuk ka asnjë lëshim” mes dy aleatëve në lidhje me këtë çështje, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kësaj kohë është parë një lidhje më e mirë mes dy Koreve, pavarësisht nga tensionet mbi programin bërthamor të veriut.
Befasi ka qenë ftesa që i është bërë presidentit koreano jugor, Moon Jae-in për një vizitë në Phenian./arbresh.info/
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi
Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane Pe...
Vajza e Afrim Bunjakut: Askush nuk e mbush boshllëkun tënd, ...