Google ADS

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli shënon një gol ‘alla’ Messi

23:23 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Reprezentuesi i përfaqësuesës së Kosovës, Arbër Zeneli, ka shpëtuar skuadrën e tij, SC Heerenveen, me golin e tij.

Zeneli takimi e filloi nga minuta e parë dhe kompletoi 90 minutat e plotë, shkruan arbresh.info.

Reprezentuesi kosovar ishte një nga më meritorët për fitimin e një pikë sot, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 74.

22 vjeçari shënoi një nga golat e tij më të mirë në karrierën deri më tani, pasi dribloi disa lojtarë dhe me një kontrollë të topit shumë të mirë, arriti ta dërgonte topin në rrjetën e kundërshtarit.

Zeneli është pjesë e skuadrës holandeze që nga viti 2016 dhe deri më tani është paraqitur në 65 ndeshje, duke shënuar 15 gola.

Vlen të theksojmë se në këtë sezon ky është goli i katërt në dhjetë paraqitje. /arbresh.info/

https://twitter.com/kosovanfooty/status/962448335725563904

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme