Real Madridi ka siguruar tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e shtunë) me një fitore të thellë në Bernabeu.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka mposhtur me rezultat 5 me 2 Real Sociedadin në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo me një paraqitje fenomenale dhe hat-trick (27′) (37′) (80′) është lojtari me notën më të lartë. Superylli i ‘Los Blancos është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme (10).
Te skuadra e Zinedine Zidanes janë vlerësuar lartë edhe yjet si Toni Kroos (8.5), Lucas Vazquez (8.7), Marcelo (7.5) dhe Benzema (7.0).
Lojtari me notën më të lartë te mysafirët është Illarramendi (7.6), i cili realizoi golin e dytë për skuadrën e Eusebio Sacristanit.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Real Sociedadit, Geronimo Rulli (4.5)./arbresh.info/
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...