Napoli ka fituar me shumë lehtësi takimin ndaj Lazios me rezultat 4 me 1 në Sao Paolo.
Mysafirët nga kryeqyteti filluan takimin në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kaluar në epërsi në minutën e tretë të takimit.
Golin e shënoi qendërmbrojtësi holandez, Stefan de Vrij, pas një harkimi të mirë nga ana e Ciro Immobiles, për rezultatin 0 me 1.
Pas këtij goli, skuadra e trajnerit italian, Maurizio Sarri, filloi të sulmonte më shumë dhe të krijonte raste të njëpasnjëshme për gol.
Napoli arriti ta barazonte rezultatin dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Mesfushori italian, Jorginho, harkoi nga goditja e lirë për të gjetur të lirë sulmuesin spanjoll, Jose Maria Callejon, i cili shënoi me shumë qetësi për rezultatin 1 me 1, shkruan arbresh.info.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Napoli se sa për skuadrën e trajnerit, Simone Inzaghi.
Rikthimi i Napolit filloi në minutën e 54, kur qendërmbrojtësi i Lazios, Ëallace, shënoi në portën e tij për rezultatin 2 me 1.
Vetëm dy minuta më vonë, Napoli shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet mesfushorit, Mario Rui, i cili mposhti me lehtësi portierin shqiptar Thomas Strakosha.
Trajner Inzaghi tentoi të ndryshojë lojën duke inkuadruar në lojë, Jordan Lukaku, Felipe Caicedo dhe Luis Nanin, por pa ndonjë rezultat.
Napoli e mbylli dilemën e fituesit në minutën e 73 kur Zielinski asistoi për mrekulli për sulmuesin holandez, Drei Mertens, i cili e konvertoi në gol për rezultatin përfundimtar 4 me 1.
Vendasit tentuan të shënonin edhe golin e pestë kur mesfushori italian, Lorenzo Insigne, goditi nga distancë por goli iu mohua nga super intervenimi i Strakoshës.
Me këtë fitore Napoli renditet në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Lazio në të tretën me 46 pikë. /arbresh.info/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj