‘Los Blancos’ kanë siguruar pozitën e tretë në tabelën e La Ligas pas fitores së sotme (e shtunë) ndaj Real Sociedadit ku Cristiano Ronaldo realizoi hat-trick.
Real Madridi ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 2 skuadrën e Adnan Januzajt, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të lëndimit, në takimin e sotëm të zhvilluar si nikoqir në Bernabeu në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm 45 sekondave lojë, skuadra e trajnerit Zinedine Zidane gjeti golin e epërsisë duke shënuar për 1 me 0 përmes Lucas Vazquez që realizoi me kokë pas asistimit të bukur nga superylli Cristiano Ronlado.
Ylli portugez dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 27′ me një gol nga afërsia të shënuar me lehtësi pas asistimit nga Marcelo. Goli i tretë (34′) u shënua nga mesfushori gjerman Toni Kroos me një goditje të bukur nga distanca.
Vetëm tre minuta më vonë, Cristiano Ronaldo realizoi me kokë për 4 me 0, ndërsa hat-trickun e finalizoi në pjesën e dytë kur po zhvillohej minuta e 80′.
Jon Nbaulista (74′) dhe Illarramendio (83′) janë autorët e golave për skuadrën mysafire.
Real Madridi me 42 pikë tani qëndron në pozitën e tretë, dy më shumë se Valencia në pozitën e katërt, ndërsa Real Sociedadi qëndron në pozitën e 14-të me vetëm 26 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/90f71
https://streamable.com/7pstp
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...