Google ADS

Cristiano Ronaldo realizon hat-trick ndaj Real Sociedadit

22:26 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka realizuar hat-trick në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Real Sociedadit.

Superylli i Real Madridit ka shënuar tri gola në ndeshjen si nikoqir në Santiago Bernabeu kundër skuadrës së Adnan Januzajt, shkruan portali arbresh.info.

Pas asistimit në golin e epërsisë nga Lucas Vazquez, Cristiano Ronaldo realizoi dy gola brenda pjesës së parë (27′, 34′).

Megjithatë, ylli portugez gjeti portën edhe në pjesën e dytë duke shënuar për 5 me 1 pas rikthimit të topit nga portieri Rulli.

Ky hat-trick ishte edhe i pari këtë edicion për 33-vjeçarin në Real Madrid./arbresh.info/

 

Të ngjashme