Google ADS

11 ushtarë turq të vrarë në Afrin, Siri

21:34 | 10 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ushtria turke ka deklaruar se 11 ushtarë janë vrarë nëpër operacione të ndryshme në regjionin Afrin të Sirisë.

Në deklaratën e ushtrisë turke thuhet se pesë ushtarë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka bërë të ditur se ushtarët janë vrarë gjatë operacionit të quajtur “Dega e Ullirit”.

Ai ka theksuar dy ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni luftarak në rajonin Afrin, ndërsa ka theksuar se hetimet për rrëzimin e avionit kanë filluar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte i pari që publikoi lajmin, duke thënë se helikopteri që i përkistë forcave ajrore turke “u rrëzua” gjatë operacionit.

Turqia ka filluar një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde në Afrin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme