Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Hungari

21:30 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Hungari.

Donjeta Sadiku është sportistja e radhës që i sjell medalje të artë Kosovës.

Boksierja nga Kosova ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” të mbajtur në Debrecen të Hungarisë.

Sadiku në finale mposhti boksieren kroate, Sara Behram dhe në fund fitoi medaljen e artë.

Këtë fitore dhe medaljen e artë në Hungari për Sadikun e konfirmoi trajneri i saj, Besim Brahimi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Vlen të theksohet së në gjysmëfinale, Donjeta fitoi ndaj hungarezes Olah Eszier, e cila e ndërpreu meçin në raundin e dytë.

Kështu, Donjeta edhe një herë konfirmoi se nuk është rastësisht nën-kampione e botës në vitin 2015.

Donjeta Sadiku gjithashtu është edhe kampione e Evropës në vitin 2016 dhe nën-kampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e juniorëve.

https://www.facebook.com/besim.brahimi.395/videos/1484087591720445/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme