Cristiano Ronaldo, gol dhe asistim ndaj Sociedadit

21:17 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen si nikoqir kundër Real Sociedadit.

Kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës ka shënuar për 2 me 0 në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Real Sociedadit në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Pas asistimit në golin e shënuar nga Lucas Vazquez pas vetëm 40 sekondave në Bernabeu, Cristiano Ronaldo ka gjetur tani edhe portën.

Superylli i ‘Los Blancos’ ka shënuar për 2 me 0 në minutën e 27′ të pjesës së parë.

Portugezi shënoi pas asistimit të krijuar nga braziliani Marcelo./arbresh.info/

https://streamable.com/o5egd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme