Google ADS

Man City e ‘shkel’ Leicesterin, fiton 5 me 1

20:35 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Manchester City ka mposhtur Leicester City me shumë lehtësi si vendas, duke fituar me rezultat të thellë 5 me 1.

City është duke kaluar në një super sezon dhe nuk po njeh kundërshtarë në këtë sezon të Premierligës.

Viktima e radhës në Etihad Stadium kësaj radhe ishte Leicester City, e cila u shkatërrua.

‘Qytetarët’ e filluan takimin në mënyrë përfekte duke shënuar qysh në minuën e tretë, nëpërmjet anglezit, Raheem Sterling, i cili realizoi për 1 me 0, pas një asistimi të bukur nga Kevin De Bruyne.

Me kalimin e minutave, mysafirët filluan të këndëllen dhe të krijojnë aksione të rrezikshme.

Leicesteri arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 24, nëpërmjet sulmuesit kryesore të tyre, Jamie Vardy, i cili përfitoi pas një gabimi të Niclas Otamendi.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, edhe pse City rrezikoi disa herë portën e ‘dhelpërave’.

Me të filluar pjesa e dytë, City shënoi përsëri brenda tre minutave, por kësaj radhe shënoi sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, për 2 me 1.

Nuk vonoi shumë edhe goli i tretë, i cili erdhi në minutën e 53 përsëri nëpërmjet, Agueros, i cili u asistua nga Kevin De Bruyne.

Trajneri i mysafirëve, Claud Puel, tentoi të bënte diçka me inkuadrimin në lojë të Riyad Mahrez, por algjeriani nuk arriti të ketë ndikim aspak në lojë.

Aguero kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 77, duke e parabolluar Kasper Schmeichel, i cili ia dhuroi vetë topin për të shënuar.

Kur u mendua se takimi do të mbyllej me këtë rezultat, i disponuari për lojë Sergio Aguero, nuk mendoi kështu, duke shënuar një supergol për rezultatin përfundimtar 5 me 1.

Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolës vazhdon sigurtë drejt titullit të kampionit, pasi tashmë kanë 72 pikë në vendin e parë nga 27 takime të zhvilluara.

Ndërsa, Lecister City renditet në pozitën e tetë me 35 pikë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme