Kuka: Akili është ‘Mbreti i Parisit”

19:49 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas triumfit të Akil Gjakovës në Grand Salm të Parisit.

Xhudisti Gjakova fitoi Grand Slamin e Parisit, duke e fituar kështu medaljen e artë në finale ndaj gjeogjerezit, Lasha Shavdautashvili.

Kuka ka shkruar se Akili është “Mbreti i Parisit”, dhe se kjo fitore i dedikohet 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.“Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte!

Dhurata për 10 vjet shtet!

Akili i artë në Grand Slam Paris!

Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme