Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slam të Parisit.
Xhudisti kosovar ka shënuar një sukses madhështor sa i përket xhudos së meshkujve duke fituar për herë të parë medaljen e artë pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Gjakova doli fitues në përballjen e fundit kundër Lasha Shavdatuashvilit të Gjeorgjisë duke siguruar medaljen e artë në kuadër të kategorisë 73 kilogram.
Distria Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e dytë.
Ndryshe, kjo është medalja e tretë për Akil Gjakovën brenda këtij viti./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...