Ngacmimet seksuale vazhdojnë të mbesin ende temë tabu në Kosovë.
Zemër, shpirt, ta honksha loçkën, janë disa nga fjalët e shpeshta që femrat marrin në rrugë, madje ka raste kur edhe u ndalet vetura, preken gjatë ecjes në rrugë e ofendime të ndryshme edhe në vendin e punës, shkruan arbresh.info
Por, të gjitha këto raste hasin në vesh të shurdhër dhe nuk trajtohen nga institucionet përkatëse.
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ka bërë një hulumtim ku sipas të cilit 45 për qind e qytetareve që janë intervistuar kanë përjetuar ngacmime seksuale.
Adelina Berisha nga ky rrjet tregon se nga të gjitha këto raste janë raportuar vetëm 4.1 për qind ku sipas saj asnjë rast nuk është gjykuar.
Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore flet për ngacmimet seksuale në vendin e punës ku sipas saj në Ligjet e Kosovës nuk është e definuar qartë se ku duhet të drejtohen viktimat e ngacmimit seksual.
Qytetarët thonë se Institucionet nuk i trajtojnë sa duhet rastet e ngacmimeve seksuale.
Sipas statistikave nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2017 janë raportuar 50 raste të ngacmimit seksual.
Ndërsa gjatë muajit shkurt të këtij viti janë paraqitur dy raste./Arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit