Google ADS

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Schalke

17:47 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Schlake kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

Takimi në Allianz Arena ndërmjet liderit në ligë dhe Schalkes pritet të jetë mjaftë interesant duke marrë parasysh ngritjen e Schalkes për Top 5, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët tashmë kanë krijuar një diferencë të madhe pikësh ndaj RB Leipzigut që qëndron në pozitën e dytë, ndryshe nga Schalke që gjendet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, vetëm katër larg nga bartësi i pozitës së dytë.

Edhe pse iu duhen pikë për të siguruar një pozitë për kualifikimin në Ligë të Kampionëve, pritshmëritë janë të vogla për mysafirët.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBayernEN/status/962362966334197760

https://twitter.com/s04_en/status/962363324242460672

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme