Tom Cruise hidhet nga katedralja e Londrës

17:28 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ai theu kyçin e këmbës para gjashtë muajve në shesh-xhirimin e filmit Mission: Impossible 6, duke u përplasur me një mur.

Por, Tom Cruise është kthyer sërish në formë për të vazhduar xhirimet që tani u zhvilluan në Katedralen e Shën Paulit në Londër, transmeton portali arbresh.info

I vendosur që të kryej vetë të gjitha akrobacitë, aktori 55 vjeçar dukej i tensionuar fizikisht sa ishte duke fluturuar në ajër për skenat nga lartësia.

Ashtu i varur lartë, ai arriti të buzëqeshë dhe të përshëndes fansat.

Kujtojmë se Tom Cruise është një aktor i mirënjohur në industrinë e filmit në Hollivud, mundi i të cilit është shpërblyer më çmim nga Akademia./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme