Sulmuesi anglez, Harry Kane, ishte edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij, me golin e tij ndaj Arsenalit.
Kane shënoi golin e fitores në derbin e Londrës së veriut ndaj Arsenalit në minutën e 49, dhe golin e 23-të në këtë sezon të Premierligës, shkruan arbresh.info.
Ky gol i tij ishte i shtati në këtë derbi dhe tashmë është vetëm një gol larg rekordit të sulmuesit, Shay Emanuel Adebayor, i cili mbanë rekordin me tetë gola të shënuara në këtë derbi.
Megjithatë, këtë rekord Adebayor e ka arritur pasi ka luajtur për të dy skuadrat. Ai kishte veshur fanellën e Arsenalit në 143 ndeshje në vitet 2006-09, dhe më pas të Tottenhamit nga viti 2011-15, ku ishte paraqitur në 106 ndeshje.
Në moshën 24 vjeçare dhe shumë vite për të luajtur, është një gjë e sigurt se Kane do të barazojë këtë rekord dhe potencialisht ta kalon.
Ai duhet të pres deri në sezonin e ardhshëm pasi që Arsenali dhe Spurs kanë përfunduar takimet e tyre në këtë sezon. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë