Tottenhami ka arritur të fitojë derbin e Londrës së veriut ndaj Arsenalit, me rezultat minimal 1 me 0.
Skuadra e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettinos, ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes, edhe pse nuk arritën të konvertonin rastet e shumta që krijuan.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi anglez, Harry Kane, i cili shënoi me kokë në minutën e 49.
Me këtë fitore ‘gjelat’ tashmë kanë gjashtë pikë më shumë se Arsenali dhe renditen në pozitën e tretë, ndërsa Arsenali në pozitën e gjashtë me 45 pikë.
Nuk do të ishte derbi i Londrës së veriut nëse nuk do të kishte përleshje ndërmjet lojtarëve.
Me përfundimin e ndeshjes nga gjyqtari kryesor, Anthony Taylor, Erik Lamela dhe Jack Wilshere shkëmbyen fjalë dhe ishin shumë afër ta shndërronin në duel fizik, por ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tyre ishte e shpejtë dhe u qetësua situata.
Besohet se Lamela është tallur me Wilshere për shkak të fitores, e të cilën mesfushori anglez nuk e duroi. /arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/962331357601980417?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F02%2F10%2Fjack-wilshere-erik-lamela-clash-bust-full-time-spurs-beat-arsenal-7302612%2F
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?