Gratë saudite nuk duhet të veshin rroba të gjata, thotë kleriku i lartë

15:33 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gratë saudite nuk duhet të veshin abajën, një mantel të gjatë të lirshëm që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik, tha një klerik i lartë fetar.

Shejh Abdullah el-Mutlaq, anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Lartë, tha se gratë duhet të vishen në mënyrë modeste, por kjo nuk do të thotë të mbash veshjen e caktuar, transmeton portali arbresh.info

Aktualisht gratë saudite duhet të veshin këto rroba me ligj.

Ndërhyrja e klerikut vjen mes lëvizjeve për të modernizuar shoqërinë saudite dhe për të lehtësuar kufizimin e grave.

“Më shumë se 90% e grave myslimane në botën myslimane nuk veshin abajë, prandaj ne nuk duhet të detyrojmë njerëzit të veshin abaja”, tha Sheikh Mutlaq të premten.

Është hera e parë që një klerik i lartë ka bërë një deklaratë të tillë, e cila mund të jetë baza e ligjit saudit në të ardhmen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme