Qytetarë, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe para pllakës përkujtimore të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, transmeton arbresh.info.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij tha se vrasja e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt ishte planifikuar.
“Sikurse sot edhe me 10 shkurt të vitit 2007 ishte ditë e shtune, sikurse sot moti i ishte me shi, sikurse sot ne ishim mbledhur në qendër të qytetit, për dallim prej asaj date, policia na preu rrugën në këtë shesh. Policia e UNMIK-ut ishte me armatim të rëndë, ku u ndërhy kundër protestuesve dhe u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini”, ka thënë Kurti.
Arben Xheladini dhe Mon Balaj kishin vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më parë.
Protesta kishte eskaluar pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome./arbresh.info/
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...