Elvana Gjata tashmë ka nisur një karrierë ndërkombëtare duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rikthimi në Tiranë pas shumë kohësh dhe sinjali nga një studio muzikore, mjaftoi për t’i shtuar dyshimet për projektin e ri të Elvana Gjatës, por ky rikthim nuk ishte me një këngë ndërkombëtare, por me një koncert të gjallë në Tiranë.
Pas publikimit të këngës së fundit “Forever is Over”, këngëtarja e njohur shqiptare i kishte munguar skenës këtu, por edhe daljeve publike në mediat tona, shkruan arbresh.info.
Por, data 3 shkurt ishte një ditë e veçantë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila po atë ditë mbushi 31 vjet.
E pikërisht në këtë ditë ajo kishte vendosur që të rikthehej për të bërë një koncert privat me rreth 100 të ftuar, ku ka shpalosur këngë nga albumi i saj më i ri të kënduara në mënyrë akustike.
Të ftuarit në këtë mbrëmje gala ishin miqtë e saj dhe personat më të dashur për të, duke mos munguar edhe ata nga Kosova.
Pjesë e të pranishmëve ishin emra të njohur të artit, televizionit, e biznesit, gra të rëndësishme të politikës, aktorë e këngëtarë të njohur. Salla e pritjes, dekoruar në të zezë dhe të bardhë mirëpriti të ftuarit më glamuroz, me veshje mbresëlënëse, koncerti madhështorë u mbajt në ‘Mark Tirana Hotel and Tower’, koncerti promovues bëri bashkë ajkën e asaj që ofron arti në Shqipëri dhe Kosovë.
Veshja e Elvanës u duk si një përshëndetje e heshtur ndaj lëvizjes ‘Me Too’, me kostum të zi, ashtu si u veshën yjet e Hollywood-it në Golden Globes dhe trëndafil të bardhë, të njëjtën që kishin mbajtur të ftuarit e Grammy Awards)
Ndërkohë, Elvana më vonë gjatë mbrëmjes zëvendësoj kostumin me një fustan të kuq të dizajnuar nga kreatori i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, ajo dukej shumë elegante dhe me shumë klas.
Atë natë mbrëmja nisi me një film të shkurtër, për fëmijërinë e Elvanës dhe rrugëtimin e saj drejt njeriut që ajo është sot.
Koncerti kryesisht kishte përfshirë muzikë të performuar live nga këngëtarja, albumi akustik i titulluar “3, Live Sessions” atë mbrëmje u këndua për herë të parë disa balada të reja të kompozuara nga Pirro Çako, duke kujtuar këtu edhe versionin akustik prej 5 baladash që ajo solli vite më parë me rastin e festës së Shën Valentinit.
Performancat atë natë u priten me shumë duartrokitje qoftë të Elvanës, qoftë të orkestrës. Ky album është një bashkëpunim mes Elvanës, Pirro Çakos dhe Darko Dimitrov. Ajo i kërkoi vetë Çakos një bashkëpunim, si një prej idhujve të saj të cilin arriti ta kthejë në muzikë pas pesë vitesh pauzë. Bashkë shkruan tekst e muzikë, orkestruar nga Dimitrov, këngë këto që do të mbeten gjatë në trashëgiminë e muzikës së lehtë shqiptare.
Që prej fundit të nëntorit 2017, Elvana u kishte munguar fansave, derisa u shfaq me një foto nga Hollivudi kjo si për të treguar se tashmë synon diçka më shumë në karrierën e saj.
Ndërsa, jetën private Elvana Gjata e mban me shumë fanatizëm, por flitet se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë, i cili njihet për jetën e tij të shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij, pasi thuhet të ketë në pronësi një hotel të njohur. Lidhja e tyre tashmë është bërë dhe familjare dhe pse pa ndonjë ceremoni.
Kujtojmë, që ajo festoi një 30-vjetor përrallor vitin e kaluar, me shpenzime që kapën 20 mijë euro, vetëm për udhëtimet e fundjavës.
Ndryshe, këngëtarja Elvana Gjata nisi karrierën në vitin 2001, në festivalin ‘Ethet e së premtes’ ku mori vendin e tretë me këngën ‘Le të këndojmë së bashku’, karriera e saj profesionale fillojë disa vite më vonë, ajo sot numëron shumë hite dhe suksese në muzikë./Arbresh.info/
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...