Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditëve që lamë pas ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kroaci.
Veseli ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate Hina, ku ka folur për dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale, Ushtrinë e vrasjen e Ivanoviqit.
Gjatë kësaj interviste i pari i Kuvendit është pyetur nga gazetarët kroatë, për mundësinë që Specialja t’i akuzojë ish-komandantët e UÇK-së që tani janë liderët e Kosovës.
“Ne e dimë se kush ishte agresori dhe kush viktima. Por Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare”, ishte përgjigja diplomatike e Veselit, transmeton lajmi.net.
“Realisht me themelimin e kësaj gjykate ne kemi dëshmuar gatishmërinë tonë për të punuar në këtë drejtim”, ka thënë Veseli.
Dialogu me Serbinë:
Veseli ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, pasi është një kusht për integrimin evropian të dyja vendeve, që u përcaktua edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së.
“Nuk është e arsyeshme që politikanët e moderuar në Serbi të mos jenë në gjendje ta njohin realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por çfarë duhet të bëjmë, është që të lëvizim larg konflikteve me fqinjtë”, ka deklaruar i pari i Kuvendit.
Duke folur për dialogun në Bruksel, Veseli është zotuar edhe për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
“Dhe ne kemi vështirësitë tona por jemi të gatshëm për t’i kapërcyer. E respektojmë Serbinë si shtet sovran, dhe jemi të vendosur që qytetarët tonë të çdo komuniteti të jenë të integruar në çdo kuptim”, thotë tutje kryeparlamentari.
Ushtria e Kosovës:
Veseli në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve në Kroaci “Hina” ka folur edhe për Ushtrinë.
Sipas tij formimi i Ushtrisë për një shtet të pavarur është i pashmangshëm.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe transformimi në forcat e armatosura është proces i pashmangshëm”, ka thënë Veseli.
Ai pohon se ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, dhe do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë Kosovës, transmeton lajmi.net
Veseli thekson se të gjitha veprimet do të merren në koordinim me mbështetjen e Amerikës dhe të NATO-s.
Vrasja e Ivanoviqit:
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë që vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanvoiq ishte “llogari e brendshme serbe”.
“Ky ishte një akt kriminal kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer. Kjo është hera e parë që situata shkakton terror psikologjik të serbëve. Unë nuk paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk është në interes të shqiptarëve dhe serbëve”, shtoi kryetari i PDK-së.
Veseli ka premtuar se Kosova do t’i sjellë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. /Lajmi.net/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...