Pagesën e taksës ekologjike prej 10 eurosh në momentin e regjistrimit të automjetit po obligohen ta paguajnë edhe pronarët e veturave hibride, derisa ato funksionojnë me energji elektrike dhe nuk i shkaktojnë asnjë ndotje ambientit ku ato qarkullojnë.
Në bazë të ligjit, mjetet që paguhen në emër të taksës ekologjike do të duhej të shpenzohen për përmirësim të ambientit. Që prej fillimit të aplikimit, por edhe sot e kësaj dite, këto taksa vazhdojnë të derdhen në buxhetin e shtetit.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP) kanë treguar për gazetën “Zëri” se vetëm gjatë vitit 2017 nga këto taksa janë mbledhur rreth 4 milionë euro.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, vetëm gjatë vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 346.092 automjete, ndërsa shuma totale e të hyrave nga taksat ekologjike për vitin 2017 është 3 milionë e 850 mijë euro. “Në vitin 2017 në Kosovë janë regjistruar 46.192 automjete për herë të parë.
Ndërsa numri i të gjitha automjeteve të regjistruara gjatë vitit 2017 është 346.092 automjete. Paratë shkojnë në buxhetin e Kosovës.
Shuma totale e të hyrave nga taksa ekologjike në vitin 2017 është 3.850.150.00 euro”, thuhet në përgjigjen dërguar nga Zyra e Komunikimit të MPB-së.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...